Përfaqësuesja e Kosovës nesër (e diel) zhvillon ndeshjen e xhiros së katërt në Ligën e Kombeve.
‘Dardanët’ kësaj here kanë udhëtuar për t’u përballur me Ishujt Faroe.
Ndeshja mes Ishujve Faroe dhe Kosovës luhet ditën e diel duke filluar nga ora 18:00.
Kjo sfidë e vlefshme për xhiron e katërt do të luhet në stadiumin “Tórsvøllur” në Torshavn.
Stadiumi është ndërtuar në vitin 1999 dhe ka një kapacitet prej 6000 spektatorësh./Lajmi.net/