Aktuale

Ky është sqarimi i kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave!

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në interpelancën e sotme ka treguar arsyen pse ka vendosu për t’i rritur pagat për kabinetin të tij qeveritar.Haradinaj ka thënë se nuk mund të rangohet kryeministri bashkë me kryetarin e Këshillit Prokurorial.

“Rritja ka mundësuar nivelizimin e pagave. Në listën e renditjes së nivelit të pagave, kryeministri i vendit tuaj është numër 69. Pra janë 69 zyrtarë tjerë që marrin pagë më të madhe. Është edhe kryetari i Këshillit Prokurorial. Pse është kështu? Në bazë të rangut, kryeministri e ai i Këshillit Prokurorial nuk mund të jenë në numrin 69. E kam pa vlerësimin e AKK-së, të gjithë jemi jopartiak e partiak dhe e kemi parë mënyrën si i kanë argumentuar ato”, ka thënë ai.

Sipas tij me dije se çfarëdo vendimi që merr Gjykata Kushtetuese, ai do e marrë për bazë. Sido që të jetë, kryeministri është shprehur se është e habitshme që kryeprokurori të jetë në një radhë me kryeministrin.

“Ky vendim është në Gjykatën Kushtetuese, si e tillë pres përgjigjen e Gjykatës, e kemi pezulluar. Sido që vendosë gjykata ne e zbatojmë. Është e habitshme indiferenca që ka ndodhë në të kaluarën, po e lëmë ministrin e kryeministrin, por edhe kryeprokurori është në numër 69, e shiheni në listë si janë pagat tjera, tregon vetvetiu se cili ka qenë orientimi ynë. A paraqet kjo shkelje të ligjit për paga, e lus ministrin Hamza të marrë fjalën”, ka thënë ai

the authorE B