Rajon & Botë

Ky është propozimi më i ri i Turqisë rreth Sirisë pas sulmeve të SHBA-ve

Siç është raportuar edhe më herët, Turqia i ka cilësuar si “pozitive” sulmet ajrore të SHBA-së në Siri.

Ibrahim Kalin, një zëdhënës i Erdoganit ka thënë se duhet krijuar një zonë ku do të ndalohej fluturimi dhe që të krijohen zona të sigurta pa humbur kohë, transmeton Express.

“Shkatërrimi i zonës ajrore Sharyat është një hap i rëndësishëm që të sigurojë se më nuk do të përdoren armët kimike dhe sulmet ndaj popullsisë civile në Siri”, ka shtuar ai.

the authorE B