Skuadra e Paris Saint Germain nuk e ka ndërmend të dorëzohet për transferimin e Philippe Coutinhos.
Rivaliteti në fushën e transferimeve është rritur mes PSG dhe Barcelonës që kur katalanët transferuan Frenkie de Jong para francezëve.
Së fundmi ‘AS’ raporton se PSG ka përgatitur një plan për ta rrëmbyer Coutinhon nga ‘Camp Nou’, transmeton lajmi.net.
Kampionët e Ligue 1 po mendojnë që të përgatisin një ofertë fillimisht për ta huazuar lojtarin, me mundësi për ta blerë pas huazimit.
Derisa klubi nuk është në pozitën e duhur që të paguajë 100 milionë euro për lojtarin, ata po shohin alternativa të tjera sikur kjo për të blerë kohën, pastaj lojtarin. /Lajmi.net/