Sport

Ky është përforcimi i parë i Man United? (Foto)

Ross Barkley pritet të transferohet në “Old Trafford”
Manchester United ka bërë gati 20 milionë funte për mesfushorin e Evertonit, Ross Barkley, bën të ditur Daily Mirror, transmeton Gazeta Express.

Reprezentuesi i Anglisë, i cili gjithashtu kërkohet nga Tottenhami, pritet të largohet gjatë verës “Goodison Park”.

Derisa “The Mirror”, shkruan se Barkley ka refuzuar të takohet me trajnerin, Ronald Koeman, që pretendohet se do t’i ofronte kontratë të prej 100 mijë funteve me javë.

Ky reagim i 23 vjeçarit ka alarmuar Unitedin e Tottenhamin, i cili sezonin që lamë pas ka shënuar pesë gola në 35 paraqitje në Premierligë. /Express/