Barcelona e ka gjetur objektivin kryesor për mbrojtje, sipas Mundo Deportivo.
Bëhet fjalë për Matthijs de Ligt, mbrojtësin 18-vjeçar të Ajaxit, të cilin klubi katalan dëshiron të sjellë në “Camp Nou” verën e ardhshme, transmeton Express.
Sipas Mundos, “Blaugrana” ndien se holandezi do t’i përshtatet stilin të lojës në Barça dhe se do të jenë investim i mirë për të ardhmen.
Mbrojtësi tjetër që konsiderohet nga Barcelona është edhe Yerry Mina, 23-vjeçar, i Palmeiras. /Express/