ShowBiz

Ky është momenti kur Noizy është plagosur nga Albert Krasniqi në Prishtinë

Ndoshta ju kujtohet ngjarja e bujshme që ka ndodhur para dy viteve.

Djemtë e ‘labelëve’ të Babastars dhe OTR janë ‘përplasur’, kur është kuptuar se reperi nga Shqipëria, Noizy po vjen në Prishtinë.

E pikërisht në oborrin e hotelit ‘Swiss Diamond’ në qendër të Prishtinës ka ndodhur përplasja, ku ka pasur edhe të shtëna me armë, me ç’rast Noizy ka marrë edhe plagë.

E megjithëse palët janë pajtuar tashmë, në procesin gjyqësor i cili ka përfunduar sot, sipas Kallxo.com, Albert Krasniqi, personi i akuzuar për plagosjen e Noizyt është dënuar me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para.

Vendimi i gjykatës i shpallur sot i ngarkon Krasniqit edhe një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.

Më poshtë kenie dhe videon e momentit kur ka ndodhur gjithçka, si dhe momenti i plagosjes së Noizyt nga Albert Krasniqi./Gazeta Express/

the authorE B