Sport

Ky është mbrojtësi më i dobët me të cilin është përballur Neymar

Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Brazil, ylli i PSG-së, Neymar, i është përgjigjur pyetjeve të një të famshmi të Youtube atje.

Ish-sulmuesi i Barcelonës nuk ka dashur t’i përgjigjet pyetjes se kush është futbollisti më i dobët në Kombëtaren e Brazilit, dhe zgjodhi të tregojë se kush është lojtari më i dobët ndaj të cilit ka luajtur.Ky epitet i takon mbrojtësit kolumbian të Napolit, Camilo Zuniga qe tani eshte huazuar te Watford, sipas Neymarit.

“Zuniga, thjesht sepse më ka lënduar”, ka shpjeguar ai.Zuniga ia lëndoi kurrizin Neymarit pas një ndërhyrjeje të shëmtuar në shpinën e tij gjatë çerekfinales së Kupës së Botës mes Brazilit dhe Kolumbisë në vitin 2014.