Borja Valero do të transferohet nga Fiorentina në Inter javën e ardhshme.
Mesfushori i Fiorentinës, Borja Valero, pritet të jetë përforcimi i parë i Interit për këtë verë, transferimi do të kryhet javën e ardhshme.
Inter duhet të grumbullojë 30 milionë euro deri në fund të këtij muaji dhe më pas mund të shpenzojë miliona në merkato.
Gianluca Caprari pritet t’i bashkohet Sampdorias për 15 milionë euro derisa nga Ever Banega, i shitur te Sevilla, kanë arkëtuar nëntë milionë.
Sipas gjitha gjasave, nga një korriku Interi do të jetë krejtësisht i pastër dhe mund të fillojë të ndërtojë skuadrën për sezonin e ri.
Sipas Corriere dello Sport, pas një korrikut, lojtari i parë që do të arrijë është Valero, që pëlqehet shumë nga trajneri, Luciano Spalletti. /Express/






















