Është zbuluar lojtari më i mirë për muajin tetor në Premierligë. Ylli i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang e ka marrë këtë çmim.
Që nga marsi 2015 kur e kishte fituar Olivier Giroud, lojtarët e Arsenalit nuk kanë marrë një çmim të tillë, transmeton Gazeta Express.
Sulmuesi i Arsenalit i ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asistim në tri ndeshje.
Aubameyang erdhi në janar të këtij viti nga Borussia Dortmund, dhe stinorin e tij nga fillimi për Arsenalin e ka filluar shumë mirë. /Gazeta Express/
5️⃣ goals
3️⃣ matches@Aubameyang7 is the @EASPORTSFIFA Player of the Month for October 👏👏#PLAwards pic.twitter.com/ei6TfChp1y— Premier League (@premierleague) November 9, 2018