Sport

Ky është kundërshtari i Dritës në rast se kualifikohet në rundin tjetër në rrugë për Champions

Do të luhen dy gjysmëfinale dhe finalja. Gjysmëfinalet janë në program më 26 qershor, ndërsa finalja më 29 qershor.
Drita do të përballet me kampionin e Andorrës, FC Santa Coloma (AND).

Drita më 26 qershor do të luajë në gjysmëfinale kundër Santa Coloma në rundin preliminar, duke nisur fazën kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Në raundin preliminar për Ligën e Kampionëve, i cili debuton për herë të parë këtë sezon, do të luftojnë vetëm katër skuadra, kampionet e vendeve të renditura më së ulëti nga UEFA, raporton Gazeta Express.

Do të luhen dy gjysmëfinale dhe finalja. Gjysmëfinalet janë në program më 26 qershor, ndërsa finalja më 29 qershor.

Në rast se Drita e kalon këtë rund preliminar, atëherë në rrethin tjetër të kualifikimeve, pra rundin e parë, do të ballafaqohet me një kundërshtar shumë të vështirë, klubin suedez Malmö, kështu është mësuar sot pas hedhjes së shortit për rundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.