Aktuale

Ky është i propozuari i AKR’së për Ministër të Brendshëm

Partia e Behgjet Pacollit ka zgjedhur emrin e ri në krye të ministrisë së Punëve të Brendshme pas shkarkimit të FLamuar Sefajt. Këtë pozitë pritet do të mbajë Bejtush Gashi.
AKR ka zgjedhur emrin të cilin do ta propozojë për ministër të Punëve të Brendshme.

Nënkryetari i kësaj partie, Fatmir Matoshi, ka konfirmuar për Gazetën Express së Gashi është i zgjedhuri i partisë, ndërsa pritet që ta vazhdojnë procedurat për emërimin e tij.

Bejtush Gashi është zëvenndësministër në Ministrinë e Forcave të Sigurisë.

the authorE B