Sport

Ky është hapi i ardhshëm i katalonasve

Një grevë e përgjithshme pritet të paralizojë zonat e mëdha të Katalonjës, pas referendumit të përgjakshëm për pavarësinë nga Spanja.

Greva u shpall nga sindikatat dhe shoqatat katalanase për shkak të “shkeljes së rëndë të të drejtave dhe lirive” gjatë votimit të së dielës.

Edhe pse Madridi e kishte konsideruar referendumin ilegal më shumë se 2.2 milion njerëz votuan për shkëputjen nga Mbretëria.

Por me shumë se 800 persona u lënduan gjatë përleshjeve me policinë spanjolle , e cila u përpoq të ndalonte mbarëvajtjën e referendumit.

Disa nga oficerët e urdhëruar për të ndaluar njerëzit të votonin u panë duke qëlluar plumba gome, duke sulmuar njerëzit qendrat e votimit dhe duke kapur gratë për flokësh.

Si reagim ndaj dhunës, Ktalonja do të shkojë në grevë të përgjithshme, duke mbylur kështu do transportin publik, shkollat dhe klinikat.

Ekipi të futbollit të Barcelonës pritet gjithashtu të bashkohet grevës.

Kreu rajonal i Katalonjës, Carles Puigdemont, i ka kërkuar Spanjës kërkon heqjen e të gjithë policisë kombëtare nga rajoni.

Policia spanjoloë nisi një goditje të fuqishme ndaj votuesve dhe administratorëve të qendrave të votimit gjatë të dielën.

Puigdemont tha se rezultati i së dielës është i detyrueshëm. Rreth 90 për qind e votuesve zgjodhën pavarësinë e Katalonjës.

Kreu katalonas gjithashtu deklaroi se nuk kishte asnjë kontakt me qeverinë spanjolle, shkruan syri.net. Ai ka thënë se Katalonia do të krijojë një komision të posaçëm për të hetuar pretendimet e abuzimit nga policia spanjolle gjatë votimit.