Sport

Ky është golashënuesi më mirë i Premierligës (Foto)

Romelu Lukaku është golashënuesi më i mirë i Premierligës angleze me 24 gola.

Kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje deri në fund të kampionatit në Premierligën angleze, sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku prin në listën e golashënuesve.

Belgu në 33 ndeshje ka shënuar 24 gola, duke lënë mbrapa sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane me 20 gola.

Top pesëshen e golashënuesve më të mirë e mbyllin Alexis Sanchez me 18 gola dhe Sergio Aguero, Diego Costa dhe Zlatan Ibrahimovic me nga 17 gola. /Express/