Sport

Ky është ekipi më i urryer në Premierligë

Në një anketë të bërë nga ‘Daily Mirror’, tifozët janë pyetur për ekipin që urrejnë më shumë në Premierligë.

Rreth 10 mijë tifozë janë anketuar nga gazeta e njohur britanike dhe rezultati përfundimtar ka dhënë Chelsean si skuadrën më të urryer në ishull, duke parakaluar Manchester Unitedin, që deri më tani mbante këtë vend, transmeton KosovaPress.

Ekipi i tretë më i urryer është Liverpooli, i ndjekur nga Manchester City, Arsenali dhe Tottenhami.

Ndërsa ekipi me më së paku njerëz që e urrejnë ka dalë Bournemouth, kurse pas tij vjen kampioni aktual Leicester City.