Real Madrid, kampioni i Spanjës dhe Evropës, është ekipi më i shtrenjtë në botë. Pas Los Balncos renditet Barcelona
Edhe pse ka shpenzuar tmerrësisht shumë në afatin kalimtar të verës, PSG nuk është ekipi më i shtrenjtë në botë.
Sipas të dhënave të Transfermarkt, Real Madrid kryeson klasifikimin e skuadrave me vlerën më të lartë, plot 743.8 milionë euro.
PSG renditet vetëm në vendin e tetë të këtij klasifikimi, me 521.1 milionë euro. Para francezëve renditet Barcelona (706,5), Chelsea (614,4), City (588,75), Bayern (581,4), United (567,75) dhe Juventus (538,6).
Kurse, Top 10 e skuadrave më të pasuara plotësohet nga skuadrat si: Atlético Madrid (511) dhe Tottenham (505,25).