Sport

Ky është anësori më i mirë në botë sipas Guardiolas

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka zbuluar se kush sipas tij është anësori më i mirë në botë.
Spanjolli ka gjetur kohën që të lëshoj disa lëvdata për yllin e skuadrës së tij, Leroy Sane.

Sipas tij, ai duhet të luaj gjithmonë anash në krah, sepse në një rol më qendror ai do të jepte më pak kontribut.

23 vjeçari ka luajtur deri më tani një sezon të jashtëzakonshëm duke kontribuuar në 14 gola, dhe shtuar nëntë asistime në 31 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Sigurisht se këto paraqitje nuk i kanë ikur trajnerit të tij, i cili mendon se gjermani është më i miri në atë pozitë.

“Ai nuk është i gatshëm të luaj në qendër tani, duhet të jesh shumë i mirë që të kontrollosh hapësirat. Ndoshta në të ardhmen” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Sane është më i miri në botë, në lojën në krah. Do të preferoja ta luaja atë ku ai është më i mirë, ai është i mrekullueshëm” ka thënë tutje trajneri.

“Nuk po them se ai nuk mund të luaj në qendër, por momentalisht kemi lojtarë më të mirë për atë pozicion” ka thënë ndër të tjerash.

Man City janë në kërkim të katër trofeve këtë edicion, duke tentuar që ta shkruajnë historinë duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm. /Lajmi.net/