Aktuale

Kuvendi shkon në pauzë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dhënë pauzë prej 10 minutash derisa Komisioni për Punë të Jashtme ta ndryshojë një nen të marrëveshjes për votimin e demarkacionit.

Avdullah Hoti në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së ka kërkuar që të ndryshohet një nen në marrëveshjen për votimin e demarkacionit.

Ky propozim është pranuar edhe nga kryeministri Haradinaj.

Me këtë rast, deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme janë tërhequr që të ndryshojnë këtë nen. /Lajmi.net/

the authorE B