Aktuale

Kuvendi mbetet pa kuorum, pikat nuk kalojnë

Kuorumi edhe sot ka munguar në Kuvendin e Kosovës. Sërish tri pika janë shtyrë, si shkak i mungesës së deputetëve në punimet e seancës së sotme.

Nuk Kuvend nuk ka kaluar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje si dhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, njofton Klan Kosova.

Këto pika kanë mbetur të papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 30 dhe 31 mars 2017.

Në rend të ditës tashmë është Raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb, ndërsa pas kësaj pike do të fillojë senaca e re plenare.

Më poshtë janë pikat:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Propozim – Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017,

5. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,

6. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë,

7. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,

8. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me Mos zbatimi e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

9. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga 8 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.

the authorE B