Aktuale

Kuvendi i Maqedonisë, sot pritet të miratohet rishikimi i Buxhetit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta përfundoj debatin dhe të miratojë rebalancin e Buxhetit.

Kjo është dita e fundit e paraparë me Rregulloren për debat për propozimin e plotësuar për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit për vitin 2017.

Shumica parlamentare dhe opozita janë me qëndrime të ndryshme për shkurtimin e mjeteve.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare janë kategorike se me rebalancin shkurtohen investimet kapitale, zvogëlohen paratë për arsim, shëndetësi, polici dhe armatë dhe janë përshpejtuar kuadrot partiak. Me këtë nuk pajtohen prej shumicës në pushtet nga LSDM-ja, për të cilët shkurtohen vetëm shpenzimet ireale. Sipas tyre, me rebalancin konsolidohen projeksionet sipas programit qeveritar për jetë.

the authorE B