David De Gea është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë afatgjate me Manchester United, por vetëm me një kusht.
Telenovela e portierit David de Gea po vazhdon.
Portieri spanjoll nuk është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë afatgjate me Manchester United, derisa klubi të sqarojë të ardhmen e trajnerit Jose Mourinho, shkruan ‘Mirror’, përcjell ‘lajmi.net’.
Kontrata e De Gea me Manchester United përfundon në qershor të vitit 2019, dhe ‘Djajtë e Kuq’ kanë vendosur të shfrytëzojnë opsionin për vazhdimin e kontratës edhe për një vit, me 26 vjeçarin që ende ka mëdyshje për nënshkrimin e një marrëveshje më afatgjate.
De Gea raportohet të jetë i lumtur në ‘Old Trafford’, por dëshiron të shoh një plan për të ardhmen e klubit, plan që do t’i sillte trofe gjigantit anglez.
26- vjeçari është cak i Juventusit, që po monitoron mirë këtë situatë./Lajmi.net/