Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është një nga artistet më të lakuara në treg.
Ciljeta ka publikuar në profilin e saj në Instagram promon e filmit “Floorless” ku ajo është pjesë.
Eksperienca e parë në një kinematografi e këngëtares ka qenë vite më parë në telefilmin e parë shqiptar “Njerëz dhe Fate” dhe mesa duket ajo i është rikthyer sërish filmave.
Ky prodhim kinematografik do të jetë në kinematë shqiptare prej datës 19 tetor.
Këngëtarja është gjithashtu nënë e vogëlushit Fernando dhe aktualisht është në një lidhje dashurie me portierin e Partizanit, Alban Hoxha.
Ajo ka qenë gjithnjë mjaft e rezervuar sa i përket jetës private, megjithatë tashmë e ka pranuar historinë e dashurisë mes tyre./Gazeta Express/