Rita Ora secilën herë shfaqet e gëzuar dhe me buzëqeshje në fytyrë. Ajo madje njihet edhe për pozitivitetin që e tregon para të tjerëve.
Kursë sot, dikush ia ka prishur asaj qejfin, por se kush apo çka, nuk e ka bërë të ditur këngëtarja.
Një fotografi e një zonje që Rita e ka publikuar në Instagram shihet që ajo është e mërzitur dhe pa disponim, deri sa Rita në mbishkrim ka shkruar “disponimi aktual”, përcjellë Indeksonline.
Kjo lë të kuptohet që edhe Rita është në të njëjtën situatë. Ajo para pak ditësh ka marrë pjesë nëpër ngjarje të ndryshme dhe ka performuar në vende të ndryshme, nga ku është shfaqur shumë e lumtur. Por çka ndodhi që e ndryshoi këtë situatë, e di vetëm Rita./Indeksonline/