Ai është njëri ndër këngëtarët më të njohur në vend.
Është ky këngëtari i njohur Yll Limani i cili është shumë i pëlqyer nga vajzat.
Si shumë yje të njohura të estradës edhe Ylli për pak kohë ka lënë anash angazhimet në punë.
Ai këto ditë është duke shijuar pushimet e tij, por jo i vetëm. Ylli si duket ka shkuar në pushime së bashku me shoqërinë e tij.
Këtë e ka bërë të ditur pak më parë përmes disa fotografive që ka postuar në profilin e tij në Instastory.
Në këto fotografi Ylli shihet së bashku me një vajzë.
Lyra Sadiku është kjo vajza që është në pushime së bashku me Yllin.
E në një video që Ylli ka postuar shihen edhe disa shokë të tij.
Ndryshe, “Besom”, është projekti i fundit nga Ylli në bashkëpunim me Dj Dagz dhe PM./Gazeta Express/