Njëra nga themelueset e ‘Alternativës”, Mimoza Kusari-Lila, është regjistruar si deputete e Kuvendit të Kosovës pas marrjes së votave nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit.
Kusari ka thënë se koalicioni LAA në të cilin bën pjesë edhe partia e saj, nuk do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër të vendit e as Kadri Veselin për kryetar kuvendi.
“Koalicioni është i përcaktuar me vullnetin e lirë që këto zgjedhje me të vërtërtë do të zgjedhin një ndryshim. Ne nuk dot a votojmë zotin Veselin për kryetar të Kuvendit e as zoti Haradinajn. Duhet të kemi një Qeveri komplet ndryshe”, ka thënë ajo pas regjistrimit si deputete.