Aktuale

Kurti-Veselit: Hajde matu në Kuvend nëse i ke votat

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka akuzuar koalicionin PAN se po mban peng krijimin e institucioneve.

Ish-lideri i VV -së ka ftuar kryetarin e PDK-së që të matet në Kuvend, meqë është kandidat për kryetar Kuvendi.

“Kemi dëgjuar se zotëri Kadri Veseli është kandidat për kryetar kuvendi, hajdeni matuni këtu në Kuvend nëse i keni votat. Ju nuk u matet më 11 qershor si kandidat i PDK-së për kryeministër, e as tash nuk po mateni si kandidat për kryetar të Kuvendit”, tha Kurti.

Deputeti Kurti ftoi PAN-in që ta propozojë kandidatin duke thënë nëse nuk kalon Veseli, atëherë ka kandidat tjerë që i kanë votat dhe do t’i merrnin votat për kryetar kuvendi.

Kurti ka ftuar koalicionin LAA që të bashkëpunojnë për krijimin e institucioneve. Ai shtoi se ata janë gjithnjë e më afër ardhjes në qeveri./B.Syla/

Hoxhaj kërkon më shumë se 10 ditë

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kërkuar një afat kohorë më shumë se dhjetë ditë, për konsulta shtesë për shkak se PAN e kanë kandidatin por nuk i kanë votat.

Propozimi i tij për më pak se dy javë erdhi, pasi një gjë të tillë ia kërkoi kryesuesi i seancës, Adem Milullovci./KosovaPress/

“Mirë që e pranuat por nuk na thatë sa po kërkoni kohë”, tha Mikullovci.

Si pikë e rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve./KosovaPress/

Veseli arrin në seancë

Disa deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të prirë nga Kadri Veseli janë ulur në sallën e Kuvendit, por deri tani në sallë mungojnë deputetët e AAK-së dhe Nismës.

Në sallë po marrin pjesë edhe deputetët e subjekteve opozitare, derisa në vendin e tij shihet edhe kryesuesi Adem Mikullovci./KosovaPress/

the authorE B