Aktuale

Kurti: PAN ta propozojë një kandidat tjetër pasi Veseli s’i ka votat

Pas kërkesës së PAN për t’u dhënë kohë shtesë për konstituimin e Kuvendit, kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci ka ftuar përfaqësuesit e partive politike që të flasin në foltore. Kandidati për kryeministër nga VV-ja, Albin Kurti ka thënë se edhe pas përfundimit të zgjedhjeve kuvendi nuk është konstituar dhe ka mbetur pa qeveri. Ai propozon që nëse Veseli nuk i ka votat, të propozohet ndonjë kandidat tjetër në mënyrë që të zhbllokohet vendi.
Ai e ka ftuar Veselin të matet para deputetëve se a i ka votat.

“Matuni propozojeni Veselin dhe të shihet a i ka votat. Më 11 qershorit nuk u matët për kryeministër tash nuk po mateni si i pari i Kuvendit”, tha Kurti.

Ka bërë thirrje që të thyhet bllokada duke propozuar ndonjë kandidat tjetër për të parin e Kuvednit./Express.

the authorE B