Aktuale

Kurti kërkon dorëheqjen e Kryeministrit Haradinaj në të kundërtën paralajmëron mocion mosbesimi

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot në tryezën e thirrur ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Haradinaj, në të kundërtën do të ngritët mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hardinaj, raporton Gazeta Blic.

Kurti ka thënë shteti i Kosovës i takon shumicë s parlamentare dhe duhet të udhëhiqet si i tillë.

Sipas Kurtit, Haradinaj duhet të jap dorëheqje ose kjo Qeveri duhet ta testojë besimin në Kuvend.

“Shteti ynë është shumicë parlamentare dhe ku duhet të udhëheq vetëm shumica, nuk mund të vazhdohet me këtë qeveri, pa mbështetje institucionale që po na mbanë në krizë politike. Ne nuk dëshirojmë të besojmë që kjo qeveri të mbahet në pushtet nga një patericë pseudopoiztare, Haradinaj duhet të jap dorëheqje ose Qeveria e tij le ta testojë besimin në Kuvend nëse asnjëra nga këto nuk ndodhë do të detyrohemi që ne si opozitë në bashkëpunim me forcat opozitare mocionin e mosbesimit në Kuvend”, ka deklaruar Kurti përcjell Gazeta Blic.

the authorE B