Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë kanë bërë homazhe te shtatorja e heroit të kombit Zahir Pajazitit, duke e vlerësuar këtë ditë si të rëndësishme për shqiptarët.
Ismajl Kurteshi nga kjo Lëvizje ka thënë se për nder të 28 Nëntorit po i nderojnë dëshmorët duke u përkulur, sepse sipas tij, fal sakrificës së tyre edhe Kosova është sot e lirë dhe të gjitha sakrificat e shqiptarëve lidhen edhe me festën e Nëntorit.
Drejtues të VV-së sot për nder të 28 Nëntorit kanë qëndruar në Prekaz, Llaushë dhe do të bëjnë homazhe në disa vende të Prishtinës./KosovaPress/