Aktuale

Kurteshi: Përkujtojmë dëshmorët e kombit për të çuar amanetin e tyre në vend

Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë kanë bërë homazhe te shtatorja e heroit të kombit Zahir Pajazitit, duke e vlerësuar këtë ditë si të rëndësishme për shqiptarët.

Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se përkulja para dëshmorëve është për të bërë marrë energji që të punohet për interes të këtij vendi dhe është obligim i secilit që në këtë ditë të shenjtë të vizitohen varrezat e dëshmorëve, si dhe të përkujtohet amaneti i tyre.

“Përkulja para dëshmorëve të kombit, vizitat që ia bëjmë atyre, na i përkujtojnë edhe një herë edhe një herë amanetin e tyre të madh që të punojmë për interes të vendit, për pavarësinë e plotë dhe reale të këtij vendi, si dhe realizmin e të gjitha synimeve të dëshmorëve të kombit të të gjitha gjeneratave. 28 Nëntori është dita, ku ne vizitojmë të gjithë dëshmorët dhe në një mënyrë, këtu edhe marrim energji që të punojmë për interes të këtij vendi, kështu që është obligim i secilit që në këtë ditë të shenjtë t’i vizitojë dëshmorët dhe t’i përkujtojë amanetin e tyre”, ka thënë Kurteshi.

Drejtues të VV-së sot për nder të 28 Nëntorit kanë qëndruar në Prekaz dhe Llaushë të Drenicës.

Po ashtu nderime kanë bërë te Shtatorja e Ismail Qemalit në oborrin e Qeverisë, pallati ish-Rilindja, nderime te pllaka e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, nderime te busti i Isa Kastratit në Velani, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të komunës së Prishtinës në Velani, si dhe homazhe te varri i Astrit Deharit në Zllatar të Prishtinës.

the authorE B