Jamhmir Hyka insiston se asnjëherë nuk ka dashur të jetë kapiten i Shqipërisë e as i ndonjë ekipi ku ka luajtur
Kombëtarja shqiptare është duke vazhduar stërvitjet para ndeshjes me Izraelin, e cila do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Sot në një konferencë për media, mesfushori shtatshkurtër Jahmir Hyka, ka folur rreth debatit të fundit për shiritin e kapitenit.
Ai insiston se asnjëherë nuk ka dashur të jetë kapiten i Shqipërisë e as i ndonjë ekipi ku ka luajtur.
“Nuk e kam pasur asnjëherë dëshirën që të jem kapiteni i ndonjë ekipi. Për mua është kënaqësi që jam këtu dhe përfaqësoj kombin tim”, tha fillimisht Hyka.
“Kush është kapiten nuk është shumë e rëndësishme, i rëndësishëm është grupi, të jemi të bashkuar dhe të japim maksimumin për Kombëtaren”. /Express/