Kompania e Ujësjellesit Rajonal “Prishtina” dhe CDI, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Ujit më 22 mars, organizon sot aksion për pastrimin e ambientit rreth liqenit të Batllavës.
Kësaj iniciative do t’i bashkangjiten: përfaqësues të Komunës së Podujevës, nxënës të shkollave të mesme, IKSHP – ekipi i edukimit shëndetësor, OJQ “Ta pastrojmë Kosovën”, OJQ “Ekovicioni” dhe përfaqësues të fshatrave.
Dita Botërore e Ujit shënohet për çdo vit më 22 mars. Kjo ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB në dhjetor të vitit 1992.
Nga viti 1993 kjo ditë filloi të shënohet dhe dita ditës kjo ditë fillon të ketë rëndësi gjithnjë e më të madhe.
“Së bashku për një cilësi më të mirë të ujit”.