Sot zhvillohen edhe ndeshjete e dyta, në kuadër të Kupës së Kosovës
Feronikeli pret Ballkanin në Drenas, ndërsa mbetet ekipi i vetëm që lufton në dy frone, edhe në Kupë edhe në kampionat.
Skuadra e Zekirja Ramadanit triumfoi 1-2 në Suharekë, çka e bën edhe më të lehtë rrugën drejt finales.
Ndeshja tjetër luhet në Mitrovicë, mes Trepçës ‚89 dhe Vëllaznimit, përcjell lajmi.net.
‚Xehtarët‘ triumfuan 0-4 në Gjakovë, ndeshje që solli edhe shkarkimin e trajnerit Ismet Munishi.
Me shumë gjasë befasi nuk do ketë, dhe pritet një finale mes Feronikelit dhe Trepçës ‚89.
Të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 15:30. /Lajmi.net/