Aktuale

Kundërshtohet dialogu Thaçi-Vuçiq në SHBA: Pranimi i Asosacioni si kompromis, i dëmshme për Kosovën!

Opozita e Kuvendit të Kosovës ka kundërshtuar diskutimet e nisura sot në nivel presidentësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në SHBA, për definimin e formatit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Sipas opozitës, Kosova nuk duhet të pranojë kompromis me Serbinë për formimin Bashkësisë apo Asociacionit.

Kundër kësaj ideje janë shprehur edhe njohës të çështjeve politike në vend.Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes konferencës javore për media ka përsëritur pakënaqësinë e partisë së tyre lidhur me rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “është një opinon paraprak i Gjykatës Kushtetuese i cili duhet të përfillet gjatë procesit të përgatitjes së statusit të asosacionit”, tha ai, duke shtuar se LDK nuk mbështet dialogun e drejtuar nga presidenti Hashim Thaçi.

the authorE B