Sport

Kundërshtarët e Kukësit, Skënderbeut dhe Shkëndijës në garat evropiane

Kukësi, Skënderbeu dhe Shkëndija janë tre klubet e vetme shqiptare që kanë mbetur në garat Evropiane.

Nga gjithsej 7 klube shqiptare vetëm tri Kukësi, Skënderbeu dhe Shkëndija kanë vazhduar aventurën e tyre në Evropë, pasi janë eliminuar Prishtina, Trepca ’89, Tirana dhe Partizani.

Kampioni i Shqipërisë, Kukës ishte kualifikuar direkt në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve. Pas ndeshjeve të para, kampioni i Shqipërisë me 12 korrik do të luajë ndaj ekipit nga Moldavia, Sheriff Tiraspol.

Skënderbeu që eliminoi Sant Julian në Europa League, në rrethin e dytë do të luajë ndaj ekipit nga Kazakistani, Kairat Almaty, ndërsa Shkëndija pret Helsinkin në ndeshjen e parë.

Të dy këto takime do të zhvillohen me 13 korrik. /Express/