Me organizim të studentëve nga fakultete të ndryshme të Kosovës, para Kuvendit sot do të protestohet, me kërkesë të vetme, miratimin sa më të shpejtë të demarkacionit me Malin e Zi, shkruan Gazeta Express.
Duke kundërshtuar izolimin që po ju sjell jo vetëm studentëve mosratifikimi i demarkacionit, që nga java e kaluar kanë filluar përgatitjet për këtë protestë.
Kërkesa e studentëve është :Ratifikojeni marreveshjen – na jepni lirine!
Protesta do të mbahet me fillim nga ora 12:00, para Kuvendit të Kosovës.
Kjo protestë vjen si reagim në vazhdën e dështimeve për të siguruar votat e nevojshme për kalim të demarkacionit me Malin e Zi, si kusht të vetëm të mbetur për liberalizim të vizave./Express/