Majk është një nga reperët më të kërkuar të momentit, shkruan GazetaBlic.Jo vetëm për muzikën, por vend të madh në mediat rozë zë edhe jeta e tij private.Ai e ka treguar shpesh se disa nga tekstet e këngëve të tij janë përjetim personal, kujtojmë këtu këngën “Fund” e cila u tha se i dedikohej ish të dashurës, Majlindës.
Sot, ai dhe Capital T lansuan projektin më të ri me titull “Pasha jetën” e cila u prit mjaft mirë nga fansat e tyre.Por kujt i dedikohet ky tekst i kësaj kënge?!
“O pasha jetën shpesh t’kam dasht ty më shumë se veten” janë fjalët e reperit në këtë këngë të cilat i ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, e që menjëherë na çojnë në mendje tek ish e dashura Majlinda!Majk dhe Majlinda tashmë janë prindër të një djali i cili është e vetmja gjë që i lidh ata të dy, pasi ka kohë që lidhja e tyre ka përfunduar. Madje për reperin u tha se ka krijuar një lidhje me të re me bukuroshen nga Prishtina, Melita nushi./GazetaBlic/