Tech

Kujdes nga mashtrimi më i ri në “Facebook”, ja si ta shmangni

Një mënyrë e re mashtrimi po përhapet në “Facebook”. Sipas “Better Bussines Bureau”, mashtruesit krijojnë një llogari duke përdorur emrin dhe fotot e një personi, i cili është aktualisht përdorues i rrjetit social.

Ata u bëjnë kërkesë miqësie miqve të tij në “Facebook” dhe pasi vendosin kontakte me ta, u kërkojnë para, duke u thënë se kanë një emergjencë.

Ja disa strategji që të mos bini pre e këtij mashtrimi:

– Forconi parametrat e sigurisë. Nuk ka nevojë të shtoni informacione se çfarë pune bëni apo ku jetoni.

– Vendosni filtrat e nevojshëm që nuk lejojnë t’ju etiketojnë.

– Nëse keni marrë kërkesë miqësie nga dikush që e keni mik në rrjet, kontrolloni sërish para se ta pranoni.

– Zgjidhni opsionin “private” për postime që japin shumë informacion për ju.