Me 22 tetor, votuesit e Kosovës do të kenë mundësi të hedhin votën e tyre për të parin e komunës.
Edhe në këto zgjedhje sikurse në ato të parakohshme, apeli i KQZ-së e organeve tjera përcjellëse të fushatës është të mos shkelen rregullat e procesit zgjedhor.
Për këtë, Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hartuar një udhëzues se si qytetarët mund të ankohen në rast së shohin ndonjë shkelje të kandidatëve apo partive gjatë zgjedhjeve lokale dhe cilat janë dënimet e mundshme për këto shkelje, shkruan Indeksonline.