Aktuale

Kujdes, në këto rrugë ka rrëshqitje dheut

Reshjet e shumta të shiut dhe shkrirja e dëborës kanë krijuar probleme të shumta në vend. Kështu, aksi nacional Qafa e Buallit-Shupenzë, në vendin e quajtur Vajkal në Bulqize u përmbyt këtë të dielë. Në rrugë pati rrëshqitje të dherave dhe gurëve, ndërsa u bllokua lëvizja e automjeteve drejt Tiranës dhe Peshkopisë, por edhe rrugët që lidhin qytetin e ri dhe qytetin e vjetër.Probleme u shfaqën edhe në Qarkun e Kukësit.

Lëvizja është e vështirë në territorin malor, ku në rrugën që lidh fshatin Lojmë me aksin Kukës-Shishtavec , banorët duhet të ndërrojnë mjetet për të hyrë dhe dalë nga fshati. Rrëshqitje masive të dherave dhe gurëve ka patur edhe në rrugen Kukës-Shishtavec .

Rruga e Kombit funksionon normalisht .

Ka patur mungesë të energjisë elektrike në Njësitë Administrative Tropojë e Vjetër dhe Lekbibaj, ndërsa grupet e punës së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve. Shkrirja e borës dhe reshjet e shiut kanë rritur prurjet e lumenjve, e për pasojë është rritur edhe niveli i Liqenit të Fierzës, ku kuota është afër maksimales./lapsi.al/

the authorE B