Aktuale

Kuçi: Unioni i përbashkët Doganor s’mund të bëhet pa e njohur Serbia Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se ideja e themelimit të një Unioni Doganor të përbashkët në Ballkan nuk mund të bëhet realitet përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën.

Kuçi e ka bërë këtë deklaratë derisa ka ligjëruar para studentëve në Kolegjin ISPE.

Por Kuçi ka thënë poashtu se Kosova nuk i frikësohet hyrjes në një treg më të madh, njofton Klan Kosova.

Pos kësaj, zëvendëskryeministri Kuçi ka folur edhe për ndalimin e kreut të AAK-së dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Francë.

Ai është shprehur 1 milion % i sigurt se Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi.

the authorE B