Aktuale

Kuçan: Ballkani Perëndimor edhe më tutje është fuçi baruti

Perëndimi vazhdon të mshelë sytë para faktit se Ballkani Perëndimor edhe më tutje paraqet fuçi baruti, deklaroi ish-presidenti slloven, Millan Kuçan në intervistë për gazetën e Podgoricës “Pobjeda”.

“Kam përshtypje se Brukseli në masë të madhe nuk i njeh gjendjet në Ballkanin Perëndimor, kështu që fitohet përshtypja se politika që po zbaton nuk është përherë parimroe”, thotë Kuçan.

Ai vlerëson se krahas BeH-së, pikë kryesore nevralgjike e Ballkanit është Kosova, ndërkaq “problem mbetet edhe Maqedonia”.

“Vendi i vetëm që mundi të ikë nga ai kazan është Mali i Zi”, shton ish-presidenti slloven.

Sipas Kuçan, me insistimin e interesit të kapitalit, Evropa shpesh i lë anash vlerat etike në të cilat bazohet ideja evropiane.

the authorE B