Ka më shumë se një muaj që kur kreu i LDK’së Isa Mustafa është kthyer nga shërimi në Gjermani, por dalja e tij në publik vazhdon të jetë e kufizuar.
Përveç në disa fotografi të disa zyrtarëve të LDK’së, Isa Mustafa nuk është parë ende në ndonjë aktivitet politik. Për gjendjen e tij shëndetësore është thënë se është e mirë, por kreu i LDK’së po vazhdon të qëndrojë i izoluar.
Madje, ai aktiv nuk ka qenë as në deklarime. As në facebook nuk ka shkruar qysh nga 11 prilli, dy ditë pasi ishte kthyer në Kosovë.
Gjatë kësaj kohe, në disa aktivitete të LDK’së ishte paralajmëruar pjesëmarrja e kryetari të partisë, por kjo nuk kishte ndodhur.
Megjithatë, është thënë që është vizituar nga krerët shtetëror. President i vendit Hashim Thaçi, në një intervistë për T7, pati deklaruar se e ka vizituar në shtëpi, pas kthimit, ish-partnerin në koalicion gjatë kohës sa drejtonte PDK’në.
Vizitë Mustafës në shtëpi i ka bërë edhe Ramush Haradinaj. Kryeministri e ka takuar atë për ditëlindje, javën që shkoi.
Isa Mustafa në fillim të janarit të këtij viti ishte shtrirë në një spital në Prishtinë. Por më pas atij i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore, ndaj edhe ishte dërguar për shërim në Gjermani. Ai u kthye pas gati katër muajsh në Kosovë, më 9 prill të këtij viti