Sport

“Kthejeni Conten mbrapa”

Legjenda e Juventusit, Fabrizio Ravanelli dëshiron që Antonio Conte të marrë sërish drejtimin e Kombëtares

Italia është në kërkim të një përzgjedhësi të ri, pas shkarkimit të Venturas, i cili dështoi ta dërgonte vendin e tij në Botëror, për herë të parë në 60 vitet e fundit.

Fabrizio Ravanelli insiston se Italia duhet të kthej Conten, i cili është një inovator i madh dhe di si të ndërtojë një skuadër.

“Do ta ktheja Conten mbrapa. Do të tentoja në çdo mënyrë që ta bindja, sepse ajo çfarë ka bërë ai me ekipin Kombëtar ishte diçka e jashtëzakonshme. Ai është një inovator dhe di si të ndërtojë një skuadër të tërë”, tha Ravanelli për Tuttomercatoweb.

“Kështu bëri edhe Gjermania. Fanella e Italisë është diçka që duhet të ju përshtatet dhe ta meritoni”.

Conte kishte drejtuar për dy vite Italinë, në periudhën 2014-16, ku dërgoi Italinë deri në çerekfinale të Euro 2016. /Express/