Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq u takua sot në Podgoricë me nënpresidentin amerikan, Mike Pence.
Ajo, siç raportojnë mediet e Beogradit, i tha atij se dialogu i Serbisë me SHBA ‘po ecën jashtëzakonisht mirë’, ndërsa sqaroi se dialogun me Kosovën do ta udhëheqë presidenti Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net. Po ashtu ajo u tha medieve se me Hashim Thaçin vetëm ishte përshëndetur.
Bërnabiq, sipas raportimit të medieve serbe, i tha se avancimi i marrëdhënieve me SHBA përbën një nga prioritet e politikës së jashtme të Serbisë. Po ashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes amerikane për integrimin e vendit të saj në Bashkimin Europian.
Sipas saj interes i dorës parë për Serbinë është ruajtja e paqes dyhe e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Bërnabiq me nënpresidentin amerikan ka biseduar edhe rreth dialogut të Brukselit dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura përmes tij. Ajo në veçanti ka theksuar domosdonë e formimit sa më të shpejtë të Asociacionit të Komunave Serbe. Sipas raportimeve, ajo ka thënë se Serbia ka përmbushur pjesën më të madhe të marrëveshjeve të Brukselit dhe “tani Prishtina e ka radhën të përmbushë ato që i ka nënshkruar”.
“Dialogu Beograd-Prishtinë sipas të gjitha gjasave është ngritur në nivel presidencial, prandaj atë do ta udhëheqë presidenti, ndërsa qeveria do t’i ofrojë ndihmë dhe të implementojë të gjitha ato që mundet”, ka thënë ajo.
u ka deklaruar medieve se Podgorica nuk kishte planifikuar bisedë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, prandaj me të vetëm ishte përshëndetur.