Aktuale

Kryeministri thotë se gylenistët u arrestuan për shkak të lejeve të qëndrimit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka zgjatur shumë rreth mënyrës së si u arrestuan sot pesë shtetas turq, të cilët pritet të deportohen në Turqi me urdhër të Erdoganit.
Ai tha se arrestimi ka ndodhur vetëm për shkak të mënyrës së qëndrimit. “Mënyra e qëndrimit e padefinume, duhet rregullohet mënyra”, tha ai.

Kryeministri insistoi se arsyeja e ndalimi është vetëm kjo dhe se nuk beson se ka të bëjë me aspektet e tjera.

Mirëpo një gjë të tillë e mohoi gruaja e njërit nga të arrestuarit. Jasmina Karabina, gruaja e Jusuf Karabinës, shtetasit turk, që u arrestua sot nga Policia e Kosovës, në mesin e katër shtetasve tjerë, për t’u deportuar në Turqi, ka rrëfyer për T7 se si ndodhi gjithë ngjarja.

Ajo ka thënë se arrestimi ka ndodhur gjatë ardhjes në pune dhe së ata nuk kane asnjë problem me lejet e qëndrimit./Express

the authorE B