Aktuale

Kryeministri rithekson: I themi jo Demarkacionit në këtë version

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë edhe një herë se ky version i Demarkacionit nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës.“Gjendja s’ka ndryshuar, nuk ka diçka të re në këtë drejtim”, ka thënë ai para gazetarëve.

“Ne jemi të ndarë në Parlament, versioni i tanishëm i Demarkacionit nuk e ka shumicën”.

“Siç është në gjendjen e tanishme ne i themi jo”.Derisa institucionet ndërkombëtare kanë bërë me dije se ky është momenti i fundit i Kosovës për ta ratifikuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, në mënyrë që kosovarët të lëvizin lirshëm pa viza.

the authorE B