Aktuale

Kryeministri paralajmëron se shpejt zgjidhet demarkacioni, s’tregon asnjë datë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një takimi me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, tha se çështja e hapur e demarkacionit do të marrë së shpejti një drejtim dhe kjo do të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në BE. Por nuk ka përmendur datën se kur do të zgjidhet demarkimi i kufirit me Malin e Zi.

Ai tha se Kosova është e angazhuar për ruajtjen dhe ndërtimin e fqinjësisë së mirë dhe në këtë rrafsh i vlerësoi lart marrëdhëniet me Malin e Zi.

Tutje Haradinaj ka biseduar me ambasadoren edhe për antarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombetare.

Ai tha se puna në thellimin e reformave të agjendës europiane dhe të marrëdhënies kontraktuale me BE-në, me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, po përshpejtohet dhe Kosova do të zbatojë të gjitha kriteret e përcaktuara me qëllim të përafrimit me BE-në. Anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë, OKB, NATO dhe BE, është e një rëndësie të veçantë, tha kryeministri Haradinaj.

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën dhe theksoi se Kroacia do të vazhdojë ta mbështes aspiratën e Kosovës dhe njëkohësisht edhe të rajonit të Ballkanit për integrime euro-atlantike. /Express

the authorE B