Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas fitores së Majlinda Kelmendit të arritur sot në Paris, ka shkruar se krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi, vazhdon ta mbajë në pediestal emrin e shtetit tonë.
Postimi i Mustafës në Facebook:
Majlinda e Artë edhe në Paris. Distria e bronztë!
Krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi, vazhdon të na e mbajë në pediestal emrin e shtetit tonë. Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës i shpreh mirënjohje të pafund për nderin që po ia sjell vendit me punën, sportivitetin dhe rezultatet e saj kulmore. Kosova është krenare që ju ka!