Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka publikuar një video nga ku shihet të jetë së bashku ulur në një tavolinë me dy zyrtarët e lartë të Kosovës dhe Serbisë, presidentin e Hashim Thaçi dhe Aleksander Vucic, në Sofje.
Nuk dihet nëse këtë takim e kishte ndërmjetësuar vetë kryeministri i Malit të Zi. Por më herët Vuçiq kishte deklaruar se arsyeja e takimeve të tij me Hashim Thaçin janë vetëm “shpëtimi i kokave të fëmijëve serbë”.
Këto fjalë, ai i ka thënë para takimit me Presidentin Thaçi në Sofje me qëllimin që të arsyetohet para opinionit në Serbi.
Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe krerëve të Bashkimit Evropian, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë./Express/